Astrit Lulushi’s Blog

30 Shtator, 2011

“Gjeni i alarmit”

Filed under: Gjenetike,Kulture,Shkence — astritlulushi @ 7:59 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Institutin Salk për Studime Biologjike, shkencëtarët kanë zbuluar çfarë ata e quajnë “gjeni i alarmit të orës biologjike”

Alarmin e orës e kanë dëgjuar të gjithë…është gjëja e parë që njeriu dëgjon dhe e fundit që don të dëgjojë, në mëngjes. Biologu Satchin Panda thotë se shumica e njerëzve janë zgjuar, kur alarmi për t’u zgjuar tingëllon. Ai thotë se tani shkencëtarët e dinë përse ndodh kjo:

“Në secilën prej qelizave tona është një proteinë, që ne e quajmë “par”, dhe numri i molekulave të kësaj proteine ngrihet e ulet gjatë ditës.”​​

Ndaj ndryshimit të numrit të molekulave në proteinën ‘par”, reagon truri dhe trupi. Doktor Panda thotë se ata zbuluan dy gjene që i thonë një personi se kur të zgjohet dhe kur të ngrihet. Shanset nuk janë të mira nëse personi është i moshuar. Doktor Panda i Institutit Salk, thotë se një gjumë i fragmentuar ose me copa mund të bëhet shkak për shëndet të dobët.

“Këto dy proteina janë të lidhura me kancerin dhe kur ato ndryshojnë ose nuk punojnë si duhet, kanceri mund të bëhet më agresiv.”

Doktor Panda beson se ky zbulim mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve në pesë vitet e ardhshme.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: