Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 5, 2011

Veprimtaria fizike, mekanizëm kundër qelizave të kancerit

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 1:27 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëshmi bindëse se ushtrimet fizike ndihmojnë pacientët e kancerit.

Aktiviteti fizik është lidhur më parë me uljen e rrezikut të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, por tani shkencëtarët kanë filluar t’a kuptojnë pse.

Dihet se sa më shumë qeliza me shumë yndyrë në trup, aq më shumë insulinë dhe estrogjen, të cilat të dyja mund të ndihmojnë rritjen e qelizave të kancerit.

Dr Jennifer Litton, onkologe në qendrën Anderson të kancerit në Houston të Teksasit, thotë se veprimtaria fizike mund t’i ndryshojë qelizat përreth, si dhe të ulë nivelet e estrogjenit, insulinës dhe kimikateve të tjera që shërbejnë si ushqim për qelizat e tumorit.

Ushtrimet fizike gjithashtu ndihmojnë në uljen e stresit, gjë që ndikon në pakësimin e pezmatimeve. Stresi dhe pezmatimi gjithashtu ndihmojnë rritjen e qelizave të kancerit.

Studimi ku morrën pjesë mbi 4000 gra me kancer të gjirit, zbuloi se ato gra që kishin nivel të lartë aktiviteti fizik ishin 50 përqind më pak në rrezik për të vdekur nga ky lloj kanceri, në krahasim me gratë që nuk kryenin ushtrime fizike.

Një tjetër studim me pjesmarrjen e 3000 grave zbuloi se dobia më e madhe e ushtrimeve fizike ndodh kur gratë ecin me një ritëm mesatar 3 deri në 5 orë në javë. Rezultatet u botuan në revistën Cancer Epidemiologjy.

Dr Jennifer Litton, një nga autoret e studimeve, thotë se çdo njeri ka qelizave abnormale dhe organizmi është programuar për t’i gjetur dhe shkatërruar ato. Ndoshta veprimtaria fizike mund të jetë një prej shumë mekanizmave që e ndihmojnë organizmin t’a bëjë këtë.

Advertisements

2 Koment »

  1. Interesant ky studim mund te postoni ju lutem titullin e artikullit shkencor ne fjale.

    Koment nga NMR Albania — Tetor 5, 2011 @ 6:35 pm | Përgjigjjuni

    • Dy studimet janë botuar ne nje nga numrat e fundit te revistes mjekesore Cancer Epidemiologjy.. Revista mund te gjendet ne biblioteka universitetesh mes literatures mjeksore.
      Kjo revistë ka vite që kryen studime te ngjashme nën temën “Physical Activity and Cancer Prevention”.

      Koment nga astritlulushi — Tetor 5, 2011 @ 7:36 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: