Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 7, 2011

Shenjat paralajmëruese të kancerit pankreatik


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri pankreatik është lloji më vdekjeprurës mes sëmundjeve kanceroze. Rreth 37 mijë amerikanë vdesin çdo vit prej tij. Me këtë kancer janë përballur vitet e fundit aktori Patrick Swayze, shkencëtari i informatikës Randy Pauch dhe themeluesi i firmës Apple, Steve Jobs; që të tre vdiqën, e humbën betejën me ‘të, rreth moshës 50 vjeçare.

Por cilat janë shenjat paralajmëruese të kancerit pankreatik?

Ekspertët thonë se Steve Jobs u përball me një lloj tepër të rrallë kanceri në pankreas. Vetëm 3 përqind e kancereve në pankreas i përkasin këtij lloji të veçantë. Doktoresha Lisa Ganjhu në spitalin St. Luke’s Roosevelt në Nju Jork, thotë se problemi kryesor me kancerin në pankreas është se nuk ka një analizë përkatëse për metastazat e tij. Simptoma më e herëshme është humbja e oreksit, dhimbje barku dhe shenja diabeti. Lista e njerëzve të famshëm që kanë humbur jetën nga kanceri pankreatik është e gjatë, mes të cilëve Luçiano Pavaroti, Michael Landon, Donna Reed.

Profesor Randy Pauch, shkencëtar informatike, i cili vdiq nga kanceri pankreatik në vitin 2004, pa mbushur 45 vjeç, kur e pyesnin sesi i filloi sëmundja thoshte; “fillimisht pak i lodhur, pak i pafuqishëm, pak fryerje në bark, pak zverdhje të lëkurës dhe pak kruarje të saj.”

Shpresë, duke jetuar për momentin, ishte mesazhi që la para se të vdiste aktori Patrik Swayze: “Jetova me mundim për 10 muaj, aq sa shumë njerëz me këtë sëmundje do të ishin dorëzuar. Jetoj nga momenti në moment. Mund të jetoj me këtë sëmundje tani e në të ardhmen. I them sëmundjes, eja, më sulmo me të gjitha sa ke se unë do të mund.”

Dhe të tjerët kanë luftuar për të jetuar ditën tjetër. Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua operacionit në pankreas në vitin 2009 dhe 18 ditë më vonë u kthye në punë në Gjykatën e Lartë.

Advertisements

1 Koment »

  1. Good way of telling, and nice artiucle to take facts about my
    presentation topic, which i am going to deliver in school.

    Koment nga best hetty hoover — Mars 30, 2016 @ 2:21 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: