Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 10, 2011

Një mënyrë trajtimi për migrenën


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumës e 29 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbje e migrenës. Gratë kanë 3 herë më shumë gjasa sesa burrat të preken pres saj. Migrena cilësohet si një nga llojet më të këqia të dhimbjeve kronike. Por ajo edhe mund të trajtohet suksesshëm, kirurgjikisht.

13 vjet më parë Kelly Amspacher u zgjua me dhimbje masive në kokë. Ajo shkoi menjëherë në urgjencën e spitalit më të afërt.

“Mendova se do vdesja. Pulsimet i ndjeja si të ishin shtiza të forta që kalonin në kokë e dilnin jashë nëpërmjet syve.”

Kështu, Kelly hyri në radhët e 22 milionë grave amerikane që vuajnë nga dhimbjet kronike të migrenës dhe çdo ditë u luten mjekëve t’i shpëtojnë.

Barnat kundër dhimbjeve që merrte shtoheshin dita ditës, por pa efekt. Vazhdimisht në kërkim të mjekëve më të mirë specialistë, Kelli shkoi në qëndrën mjekësore Jefferson për dhimbjet e kokës, në Filadelfia, ku mjekët kishin filluar të përdornin një teknikë të re për trajtimin e migrenës. Qendra Jefferson , e themeluar në vitin 1982, është një nga të paktat qendra akademike në Shtetet e Bashkuara e specializuar për trajtimin e pacientëve me të gjitha llojet e dhimbjeve të kokës.

Doktor Stephen Silberstein, specialist për dhimbjet kronike pranë kësaj qendre, thotë se rasti i Kellit ishte tepër i rëndë, jeta i ishte bërë e padurueshme dhe dhimbjet kërkonin medoemos një përqasje të re.

Kohët e fundit, një trajtim eksperimental ndaj migrenës është treguar mjaft i efektshëm. Për këtë qëllim, mjekët përdorin metodën e neurostimulimit, i ngjashëm me stimulimin kardiak, por në këtë rast janë fijet nervore që nxiten. Gjatë një operacioni (anestezik) mjekët vendosën dy fije teli përçues në anën e djathtë të pjesës së legenit të pacientes. Fijet zgjaten në shtyllën kurrizore dhe ndalen në fundin e qafës (baza nervore). Aty ato ndahen majtas e djathtas në pjesën e prapme të trurit. Pacientes i jepet një telekomandë dhe sa herë që dhimbjet e migrenës fillojnë, ajo shtyp butonin duke ndërprerë sinjalet e dhimbjes në tru.

Kelly Amspacher thotë se pas operacionit, dhimbjet janë thuajse joekzistuese; “Ndjehem e çliruar. Kam rifituar jetën time”, thotë ajo.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: