Astrit Lulushi’s Blog

18 Tetor, 2011

Në fund të këtij muaji bota do të ketë 7 miliardë banorë

Filed under: Biologji,Gjenetike,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 8:06 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në fund të këtij muaji, bota do të shënojë një hap të rëndësishëm…7 miliardë njerëz do të jetojnë në ‘të.

Njerëzimit i është dashur kohë e gjatë për të arritur këtë pikë. Rreth 10 mijë vjet më parë, bota kishte ndoshta 5 milionë banorë. Deri në kohën e dinastisë së parë në Egjipt (3000-2800 p.e.s.), numri u rrit në rreth 15 milionë, dhe rreth kohës së lindjes së Krishtit ky numër arriti diku në afërsi të 200 milionshit.

Popullsia botërore arriti 1 miliardë rreth viteve 1800, vetëm disa vjet pasi Thomas Malthus kishte publikuar paralajmërimin e tij të famshëm se numri i popullsisë në botë gjithmonë do të mbahet në kontroll nga lufta, murtaja apo uria.

Si për të sfiduar këtë teori, popullsia filloi të shtohej me ritme të shpejta; 2 miliardë në vitet 1920; pas 40 vjetësh në 3 miliardë; dhe nga 1 miliardë më shumë cdo 12 -13 vjet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i popullsisë arriti 6 miliardë më 12 tetor, 1999 (një djalë-foshnje lindur në Sarajevë, për qëllime simbolike u caktua si personi i 6 miliardtë i botës dhe u përshëndet në spital nga sekretari i përgjithshëm Kofi Anan.)

Sigurisht, askush nuk e di se ku dhe kur do të lindë foshnja e 7 miliardtë, por Fondi i OKB-së për popullsinë përllogarit se ky fëmijë mund të lindë më 31 tetor diku në Indi.

Përse India?
Ndoshta sepse është vendi me lindshmëri më të lartë në botë; 51 lindje për minutë. Me këtë ritëm, deri në vitin 2025, India pritet t’ia kalojë Kinës për nga numri i popullsisë.

Bazuar në parashikimet e tanishme, Kombet e Bashkuara përllogarisin se në vitin 2100, popullsia e botës mund të arrijë deri në 16 miliardë.

BURIMI: <

3 Koment »

  1. Nuk munden me qenë të dhëna të vërteta sepse asnjë shtetë në Europë dhe në Ballkanë nuk munden ta dijn shifren e sakt se sa banorë jetojn në qytetinë e tyre e jo ta dijn se sa ka popullatë në botë ‘ Por ta dini se bota nuk shtohet me popullatë po bota zvoglohet prej popullates , tash anjë familje nuk kan mbi 3 persona ose 1 person te lindur ‘ skamje e madhe ‘ varferi ne krejt boten ‘ lindje shum pak ‘ ne kohen e fundit edhe lindjet jan ndaluar ‘ mjeksia boterore po shiqonë të bëjë tableta për të lindur grat dhe vajzat e reja ‘ duhet ta dini mire e kjart se ne koherat e fundit jan duke ndollur termete ne krejt boten e tsunami per qdo 3 vite po q’perthen ne ndonje vend ne ballkan , shkalla e termeteve po rritet dit e perdite ‘ e per keto qeshtje nuk i bjen ndermend te lind askujt ne ballkan , lindjet po vien duke u zvogluar ne koherat e fundit , mjeksia me gjilpana me mjete artificiale me teknika te llojllojshme mundohet te arrijn lindje fallco , kesaj bote i ka ardhur fundi , jemi duke jetuar si ne koherat e lashta ‘ per qdo dite ndollur sene te ndryshme ‘ njerzimi u largue prej te afermit e vetë ‘ nuk e njofin njeri tjetrin vllaznia ‘ martesat kanfilluar te behen nemjevetit nip e mes martohet ‘ shkaqet nuk njifen ‘ seksi behet ne familje te aferme me te afermit e vete ‘ RINIA nuk njifen se a janë personat te aferm a jo ‘ Qfar logjike esht kjo ‘ ku jemi ne duke jetuar ‘ papunësi e madhe ne krejt boten ‘ protesta per qdo dite ne krejt boten ‘ kujna i bjen ndermend te lind ‘ ASKUJT ‘ krejt fallco , koha po vjen me popullatë tvogël e me te vogël ‘ kam për ta shkruajtur një libër mrenda ditës po me kaqë e përfundojë duke ju përshendetur me këto artikuj jo të duhurë në kohërat e sotme ‘ P,SH NGA BLERIM ADEMI ‘ PRISHTINA

    Koment nga Blerim Ademi — 29 Tetor, 2011 @ 9:44 am | Përgjigjuni

    • SA KA NJEREZ TE MENCUR KJO BOTE NUK KA PSE TI VIJE FUNDI INJORANCA DHE PA DITURIA TE CON DREJT FUNDIT VARFERI KA KUR KA SHPIRTRA TE VARFER.HELENA KACAKU

      Koment nga HELENA — 2 Nëntor, 2011 @ 3:19 pm | Përgjigjuni

  2. ndoshta nuk munde te jet 100% e sakt po 99% po shum e vertet se bota shtohet pa mare parasysh varferin luftat apo termetet kjo nuk qon ne zvoglimin e banorve po ne ngadalsimin e ritjes se popullates sa i perket a e din se sa banor ka bota sote eshte shum e leht kjo se teknologjia sote eshte shum e perparuar dhe qdo shtet e dy sa banor ka dhe ajo eshte publike .

    Koment nga naser shkupi — 23 Dhjetor, 2012 @ 4:19 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: