Astrit Lulushi’s Blog

27 Tetor, 2011

Objektet me më shumë mikrobe

Filed under: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 7:49 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mikrobet janë kudo. Megjithatë, pak njerëz ndalen për të menduar rreth tyre.

Një grup shkencëtarësh kreu kohët e fundit një studim mbi objektet që përmbajnë më shumë mikrobe dhe që një person i ndesh çdo ditë gjatë rrugës nga shtëpia në punë e anasjelltas.

Ata shqyrtuan qindra objekte në gjashtë qytete të mëdha si Atlanta, Chicago, Dallas, Los Angeles, Miami dhe Filadelfia.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se objektet më të ndotura amerikanët i ndeshin në dorezat e pompave të karburantit. Kutitë postare ishin objektet e dyta me më shumë mikrobe. Këto sipërfaqe nuk pastrohen rregullisht dhe mikrobet që marrin duart mund të transferohen deri në 7 herë para se të largohen.

Studimi këshillon shmangien e prekjes së fytyrës dhe gojës me duar; larjen e duarve para ngrënies, si dhe larjen e tyre sapo personi mbërrin në vendin e punës ose shtëpi.

2 Koment »

  1. teme shume e qelluar.

    Koment nga norikmala2008 — 28 Tetor, 2011 @ 8:49 am | Përgjigjuni

  2. Hi! Would you mind if I share your blog with my myspace group?

    There’s a lot of folks that I think would really appreciate your content.
    Please let me know. Thank you

    Koment nga áo thun nữ phong cách giá rẻ — 11 Korrik, 2014 @ 3:59 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: