Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 8, 2011

Fëmijët e etërve me depresion, më në rrezik nga problemet emocionale


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të ndikohen negativisht nga sëmundjet mendore të nënave . Tani, një studim botuar në revistën “Pediatrics” –  një nga studimet e para të këtij llojit – tregon se edhe problemet mendore të etërve mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 22 mijë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, së bashku me prindërit e tyre.

Rreziku i problemeve emocionale dhe të sjelljes i fëmijëve ishte nga 50 deri në 350 përqind më i madh nëse nëna kishte probleme të shëndetit mendor.

Por depresioni dhe probleme të tjera mendore që kishte i ati ndikonin në një rritje prej 33 deri në 70 përqind të rrezikut të prekjes së fëmijëve nga probleme në sjellje dhe emocionale.

Autorët e studimit sugjerojnë se trajtimi i suksesshëm e depresionit të etërve  mund të ndihmojë për të lehtësuar simptomat mendore të fëmijëve të tyre.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: