Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 11, 2011

“Ngrirja” e trurit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur një person është nën trysni apo nën vëzhgimin e të tjerëve, mendja “ngrin”. Personi nuk është në gjendje të kujtojë as emrin e vet, apo gjërat më të thjeshta. Dhe nuk ka gjë më të keqe sesa të harrosh plotësisht kur je në televizion, para miliona shikuesve.

Kjo i ndodhi guvernatorit të Teksasit Rik Perri, para dy ditësh gjatë një debati presidencial në televizion, por i ka ndodhur edhe guvernatorit të Arizonës, Jan Brewer, pak kohë më parë; siç u ka ndodhur këngëtarëve të njohur harrimi i fjalëve të himnit kombëtar në hapje të një veprimtarie sportive; apo harrimi i emrit të gruas siç i ndodhi aktorit Christian Bale në ceremoninë për dhënien e çmimeve Oscar. Pra guvernatori i Teksasit Rik Perri iu shtua grupit të njerëzve që vuajnë nga “ngrirja e trurit”.

Doktor Michael De Georgia, neurolog në Kleveland të shtetit Ohajo thotë se njeriu përdor pjesën ballore të trurit për të përpunuar informacionin dhe organizuar kujtimet. Problemi është se kjo pjesë e trurit është tepër e ndjeshme ndaj ankthit. Kur një person është nën trysni, a nënvështrimin këmbëngulës të të tjerëve, ai/ajo bëhet nervoz, pjesa ballore e trurit bllokohet nga vërshimi i hormoneve që e shkëpusin atë nga pjesa tjetër e trurit duke e bërë të vështirë për të rikujtuar diçka. Kjo shpjegon arsyen përse gjykatësi i lartë John Roberts harroi fjalët e betimit, ose përse George Bush i nervozuar donte t’i thoshte gazetarit “nëse më gënjen një herë, turpi yt; nëse më gënjen dy herë, turpi është imi” – por nga nervozizmi, përfundoi duke thënë “…nëse gënjen një herë, turpi yt; më gënje dhe t’i s’mund të më gënjesh përsëri”

Duket se në raste të tilla, shprehja “s’më kujtohet” është rrugëdalja më e mirë, por kur truri “ngrin” as “s’më kujtohet” nuk kujtohet.

Advertisements

4 Koment »

  1. gjithqka asht e mundur…?

    Koment nga filloreta — Nëntor 11, 2011 @ 5:13 pm | Përgjigjjuni

  2. Kjo nuk esht rastesi, por mendoj se u ndodsh njerzve jo shum te pasur ne kulture, pra atyre njerzve qe duan te thone me shume seç dine, keta behen te mjere para auditoresh, para kamerave, sepse ai qe eshte i pasur ka dyqind menyra pewr te dale nga situata, ai le dhe hapsiren e nevojshme mes fjaleve dhe fjalive, shum-shum me nje lapsus te vogel e kalon poir kurre nbuk stonon dukshem apo aq me paK te konfuzohet,, ta kape ngerci ne fyt etj. Mjere ai njeri , qe don te tregohet me i ditur sec eshte- na thoshte shkrimtari madh shqiptar me 1986 ne nje takim ne qytetin studenti ne TIRANE….

    Koment nga Ndoi Hoti — Nëntor 14, 2011 @ 6:05 pm | Përgjigjjuni

  3. Ngrirja e trurit eshte nje gje ku cdokujt i ka ndodhur me teper se nje here.Aspak nuk mund te pajtohem me ate se ngrirja e trurit nuk mund ti ndodhe personave qe kan njohuri,dhe kulture.Mund ta merrni me mend kur me ore te tere duke e kujtiar pas nje dyte.

    Koment nga bumi — Nëntor 21, 2011 @ 7:06 pm | Përgjigjjuni

  4. Ngerci ne fyt nuk kap po goja ndalohen.nderkoh edhe gjuha hyn te mbrenda,nderkohe ne at periudhe njeriu shkumbohet nga goja pasi truri ngrihet d.m.th nuk ndjen fare asgje dhe humb vetedijen gjith ket shkurtes te vogel pe lidhi se truri Kordinon gjitha organet e njeriut them dhe nje Fjale popullore po iku Truri nuk vyn trupi ju pershendes me Respekt Valjmiri 🙂 .

    Koment nga Valjmir — Dhjetor 14, 2011 @ 12:16 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: