Astrit Lulushi’s Blog

14 Nëntor, 2011

Efekti Domino i dietës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim vë në dukje se kur një anëtar i familjes i nënshtrohet ditetës për të rënë nga pesha, në këtë betejë përfshihen edhe pjestarë të tjerë të familjes.

Terapia Njohje-Sjellje ose CBT – është një strategji dietike që përpiqet të ndryshojë qasjen apo qëndrimin e njerëzve ndaj të ngrënit dhe zakoneve të tjera të jetesës.

Studimi i botuar në revistën e shoqatës dietike amerikane trajton çështjen nëse kjo lloj terapie ndikon edhe tek të afërmit e një personi i përfshirë në të.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim pjestarët e familjeve të 149 pacientëve mbipeshë. Ndërsa pacientët iu nënshtruan për 6 muaj terapisë CBT, të afërmit e tyre kryesisht bashkëshortë ose fëmijë të rritur treguan shenja të efekteve të dietës.

Gjatë kohës së terapisë, pjestarët e tjerë të familjes morën çdo ditë rreth 200 kalori më pak, hëngrën ushqime me më pak yndyrna e karbohidrate dhe përdorën më shumë fruta sesa më parë.

Sipas studimit, një arsye e mundshme e këtij efekti është se në përpjekje për të ndihmuar personin mbi peshë të përfshirë në terapi, gjatë kohës së terapisë, pjestarët e familjes nuk blenë ushqime me përmbajtje të lartë yndyrnash dhe sheqernash për të mbajtur larg tundimin. Në këtë mënyrë humbja e peshës bëhet një çështje e mbarë familjes.

Autorët e studimit thonë se Terapia Njohje – Sjellje ose CBT nuk është shumë e përhapur për arsye se kushton shumë dhe se shpenzimet jo gjithmonë mbulohet nga sigurimet shëndetësore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.