Astrit Lulushi’s Blog

17 Nëntor, 2011

Antibiotikët, jo gjithmonë të nevojshëm


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Antibiotikët janë të efektshëm në luftën kundër baktereve, por nuk vlejnë për sëmundje të shkaktuara nga viruse si të ftohurit apo infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.  Marrja e antibiotikëve për arsye të gabuar mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi.

Antibiotikët përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale të grykës dhe bajameve. Por të ftohurit e zakonshëm, shumë prej dhimbjeve të grykëve, bronkitet akute dhe shumë prej infeksione sinuseve dhe të veshëve shkaktohen nga viruse. Dhe antibiotikët nuk i shërojnë këto infeksione, por vetëm e bëjnë personin e sëmurë të  ndjehet më mirë dhe të tjerët të mos sëmuren.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se përdorimi i tepruar dhe i papërshtashëm i këtyre ilaçeve ndikon në shtimin e baktereve rezistent  ndaj antibiotikëve. Dhe kështu antibiotikët bëhen të padobishëm pikërisht atëherë kur duhen më shumë për të luftuar një infeksion bakterial.

Ndërsa stina e gripit po afron, ekspertët këshillojnë që prindërit me fëmijë të vegjël, të bisedojnë me mjekun rreth mënyrës më të mirë për trajtimin e simptomave të një infeksioni viral, trajtim ku përfshihet pushim i mjafshtueshëm, marrja e lëngjeve dhe barna pa recetë, por të mos këmbëngulni për antibiotikë nëse mjeku thotë se fëmija nuk ka nevojë për to.

Burimi: http://www.cdc.gov/Features/getsmart/

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: