Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 27, 2011

Solucion i ri premtues kundër prishjes së dhëmbëve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gërryerja e dhëmbëve pritet të bëhet dukuri e së kaluarës. Një gargarë e ashtuquajtur  “Bombë Inteligjente” mendohet se eliminon bakterin përgjegjës për prishjen e dhëmbëve. Me aq shpresë e enthusiazëm shihet ky solucion, sa që disa thonë se  mund çojë një ditë në nxjerrjen e furçave të dhëmbëve  jashtë përdorimit.

Shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles kanë zhvilluar një lloj gargare të tillë, që deri tani është provuar vetëm klinikisht. Mikrobiologja Gena Trible në klinikën dentare në UTHealth në Teksas thotë se  solucioni i ri mbyt bakterin kryesor përgjegjës për shndërrimin e sheqerit në acid gërryerës të dhëmbëve. Por Dr. Trible thotë se provat klinike janë në fazat fillestare dhe efektet anësore të gargarës së re ende nuk dihen. Ajo nuk beson se ky solucion një ditë do të zevendësojë furçat e dhëmbëve apo nevojën për dentistë. Shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë në Los Axheles planifikojnë prova të tjera më të gjëra klinike pranverën e ardhëshme.

Advertisements

1 Koment »

  1. Shpresoj te jape zgjidhe dhembeve per te gjith kete po presim per shqetesimet e dhemeve.

    Koment nga Indrit Axhami — Dhjetor 2, 2011 @ 3:41 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: