Astrit Lulushi’s Blog

23 Dhjetor, 2011

Madhësia e trurit mund të ndikojë në rrezikun e Alzheimerit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri botuar në revistën mjekësore të  Akademisë Amerikane të Neurologjisë sugjeron se madhësia e trurit mund të jetë një tregues i rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Studimi i botuar në revistën “Neurologji” zbulon se të moshuarit kishin më shumë gjasa për të zhvilluar simptomat  e herëshme të Alzheimerit nëse disa rajone të veçanta të trurit të tyre ishin të vogla.

Shkencëtarët studiuan skanimet e trurit të 159 personave në moshë mesatare 76 vjeç,  të cilët nuk vuanin nga demenca. Skanimet u përdorën për të matur trashësinë e lëvores së trurit (cortex).

U zgjodhën këto pjesë të trurit pasi studimet e mëparëshme kanë treguar se ato tkurren tek pacientët me Alzheimer. Lëvorja e trurit përbëhet nga inde nervore dhe luan një rol kyç në kujtesën, vëmendjen, perceptimin, mendimin, gjuhën, dhe vetëdijen. Lëvorja cerebrale e njeriut është 2-4 mm e trashë.

Gjatë tre viteve, personave të përfshirë në studim iu dhanë provime të ndryshme mendore për të përcaktuar shkallën e kujtesës.

Mes 159 pjesmarrësve, 12 përqind u klasifikuan me rrezik të lartë të zhvillimit të demencës. Shumica, 73 përqind u klasifikuan me rrezik mesatar dhe 15 përqind me rrezik të ulët.

Gjithashtu, numri i personave me humbje të aftësisve njohëse ishte më i madh në grupin e atyre me rrezik të lartë të demencës.

Autorët e studimit thonë se kërkime të tjera nevojiten për të parë se në ç’mënyrë skanimi me rezonancë magnetike (MRI) mund të përdoret krahas analizave të tjera për të njëjtësuar simptomat e Alzheimerit që në fazat më të herëshme.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: