Astrit Lulushi’s Blog

28 Dhjetor, 2011

Shqetësime rreth gripit të derrit

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:56 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një gjë që nuk është folur shpesh është se gripi të derrit ishte një problem global në vitin 2009. Tani ka disa shqetësime në rritje  mbi një rishfaqje të mundshme të këtij gripi në SHBA. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar qendrat e shëndetit që të tregohen të vemendshme ndaj raste të mundëshme të gripit të derrave. Kjo për shkak se që nga gushti i këtij viti, 12 persona janë prekur nga një lloj i këtij gripi. Virusi i njohur si  H3H2 është shfaqur në 5 shtete;

– Indiana
– Iowa
– Maine
– Pensilvania
– West Virginia

11 nga personat e prekur ishin fëmijë. 3 pacientë u shtruan në spital. Por të gjithë janë shëruar.

Gripi i derrit u bë një pandemi globale në fillim të vitit 2009.

Rreth 89 milionë u prekën nga gripi i derrit atë vit dhe deri në 18 mijë persona vdiqën prej tij, sipas të dhënave të qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht fundin e pandemisë vitin e kaluar.

Vaksina  e këtij viti kundër gripit vlen edhe kundër gripit të  shkaktuar nga virusi i ri i llojit H3N2.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rekomandon që të gjithë personat 6 gjashtë muaj e sipër të vaksinohen kundër gripit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: