Astrit Lulushi’s Blog

Janar 16, 2012

Mishi i përpunuar shton rrezikun e kancerit pankreatik

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 4:33 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparëshme kanë zbuluar një lidhje midis mishit të përpunuara dhe kancerit në zorrë. Por një studim i ri në revistën britanike të Kancerit tregon një lidhje edhe midis mishit të përpunuara si proshuta, salçiçet e sallami dhe kancerit pankreatik

Sipas studimit – çdo 50 gram mish në  menunë e mëngjesit shton deri në 19 përqind rrezikun për prekje nga kanceri pankreatik. Studimi i ri u bazua në të dhënat e 7 studimeve të ndryshme me më shumë se 6 mijë raste të kancerit në pankreas.

Por mjekët paralajmërojnë se megjithëse përfundimet e reja që e lidhin mishin e mëngjesit me kancerin pankreatik nuk janë befasuese, ka edhe faktorë të tjerë më të rrezikshëm për kancer pankreatik si pirja e duhanit, diabeti, mbipesha dhe mungesa e ushtrimeve fizike.

Pra, para se nga menuja e mëngjesit të hiqet proshuta dhe sallami, duhet patur parasysh se së bashku ato përbëjnë një rrezik relativisht të ulët në krahasim me faktorët që u përmendën. Në këto raste, studimi këshillon përfshirjen në menunë e mëngjesit mishin organik ose  mish të përpunuar që nuk përmbajnë nitrate.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: