Astrit Lulushi’s Blog

17 Janar, 2012

Një kombinim barnash duket premtues kundër tumoreve të kancerit në gji

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 8:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Disa lajme të mira në luftën kundër kancerit të gjirit. Studimi i fundit vjen si një grusht i dyfishtë ndaj kësaj sëmundjeje.  Ndër gratë amerikane, kanceri i gjirit është forma e dytë më e zakonshme e sëmundjes. Dhe mes kancereve, vetëm kanceri i mushkërive vret më shumë gra.

Një studim i botuar në “Lancet Oncology” sjell atë që ekspertët e cilësojnë  “përparim mbresëlënës në terapinë kundër kancerit.”

Studimi zbuloi se dy barna kundër kancerit- Herceptin dhe Tykerb – kur bashkojnë forcat forcat – ulin ndjeshëm madhësinë e tumorit të kancerit të gjirit.

Gjatë një prove klinike, gra me kancer të llojit “HER2 POZITIVE”  u trajtuan me të dyja këto barna njëherësh. Pas gjashtë javësh, tumori i kancerit në gji u zvogëlua 20 përqind më shumë sesa kur barnat merreshin veç e veç.

Herceptin tashmë është miratuar për t’u përdorur në terapi kundër kancerit të gjirit; ndërsa Tykerb është përdorur vetëm për trajtimin e kancerit në shkallë të avancuar. Kjo është hera e parë që këto dy ilaçe vihen së bashku në provë. Dhe sigurisht prova të tjera nevojiten.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: