Astrit Lulushi’s Blog

Janar 20, 2012

Bostoni i shpall luftë obesitetit

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 2:46 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino u bën thirrje banorëve t’i hedhin një sy vetes për të parë se sa mbipeshë janë.

Kohët e fundit Bostoni u rendit i treti mes qyteteve më të shëndetshëm të Amerikës, sipas revistës Forbes.

Por obesiteti vazhdon të jetë problem; 50 për qind e të rriturve në Boston janë mbipeshë. Kjo shifër është mbi 60 përqind mes zezakëve dhe hispanikëve, ndërsa shqetësues është fakti se 1 në 3 fëmijë të moshës shkollore në Boston janë mbipeshë ose tepër mbipeshë.

I njohur për moton ”..qëllimi i qeverisë është që të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve..”, kryebashkiaku Menino shpalli këto ditë strategjinë e për të luftuar obesitetin në qytetin e tij. Ai u bëri thirrje bostonianëve që të gjithë së bashku këtë vit të humbasin 500 mijë kg peshë trupore.

Disa masa për rënien nga pesha që kryebashkiaku i Bostonit ka përfshirë në strategjinë e tij janë;

– Ofrimi i huave të vogla pa-interes për kopshtet që këto të përmirësojnë ushqimin e fëmijëve.

-Zgjerimi i programit shumë të suksesshëm i cili lejon njerëzit të përfitojnë dyfshishin e vlerës së dollarit kur ata blejnë ushqime në tregjet e fermerëve

-Përmirësimi i menuve në restorantet e qytetit për t’i bërë ushqimet më të shëndetëshme.

Në përpjekje për të luftuar mbipeshën, vitin e kaluar, kryebashkiaku Menino ndaloi shitjen dhe reklamimin e pijeve të ëmbla në të gjitha ndërtesat nën pronësinë e Bashkisë.

Thomas Menino është mjaft popullor; ai vazhdon të shërbejë si Kryetar i Bashkisë së Bostonit që prej vitit 1993 duke u zgjedhur në vitin 2009 për mandatin e tij të pestë, ndërsa zgjedhjet për një mandat të gjashtë afrohen.

Advertisements

1 Koment »

  1. […] konstatuan se 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Amerikë lidheshin me obesitetin. Studimet e mëparëshme kanë treguar se kjo shifër ishte vetëm 8 për qind në meshkuj dhe 12 […]

    Pingback nga Rastet e vdekjes nga mbipesha | Astrit Lulushi's Blog — Gusht 19, 2013 @ 7:44 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: