Astrit Lulushi’s Blog

23 Janar, 2012

Efektet e dëmtimit traumatik të trurit tek fëmijët ndjehen edhe 10 vjet më vonë


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të fundit në revistën Pediatrics, dëmtimi traumatik i trurit tek fëmijët ndodh më shpesh sesa mendohej dhe se efektet e këtyre lëndimeve ndonjëherë mund të zgjasin gjithë jetën. Lëndimi traumatik i trurit ose TBI – është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe vdekjes mes foshnjeve dhe fëmijëve.

Sipas të dhënave,  pothuajse 500 mijë vizita kryehen çdo vit në qëndrat e urgjencave si pasojë e lëndimeve traumatike në tru tek fëmijët nën 14 vjeç.

Studimi në revistën “Pediatrics” morri në shqyrtim fëmijë të moshave nga 2 deri në 7 vjeç, të cilët kishin pësuar dëmtime të rënda në tru.

Studiuesit zbuluan se këta fëmijë kishin “deficite të vazhdueshme intelektuale” edhe 10 vjet pas lëndimit.

Krahasuar me një grup fëmijësh të tjerë që nuk kishin pësuar ndonjë lëndim në tru, fëmijët në studim dolën me 26 pikë më pak në provimin e inteligjencës ose IQ.

Rezultate hedhin poshtë dijen konvencionale mjekësore sipas së cilës të rinjtë dhe fëmijët mund t’i kapërcejnë pa probleme dëmtimet e trurit madje edhe ato serioze.

Këto rezultate të studimit gjithashtu sugjerojnë se fëmijët me lëndime të rënda në tru mund të mbeten prapa përgjithmonë në zhvillimin e intelektit.

Por lajmi i mirë është se ky disavantazh nuk vjen duke u thelluar dhe se fëmijët me lëndime të lehta shërohen plotësisht, me kalimin e kohës.

2 Koment »

  1. PERSHENDETJE PER GJITH KET KAN NEVOJ SHUM NJERZ TE MARIN KSHILLA NDAJ FEMIVE

    Koment nga dini — 13 Shkurt, 2013 @ 10:17 am | Përgjigjuni

  2. all the time i used to read smaller articles or reviews which also clear their motive, and
    that is also happening with this article which
    I am reading now.

    Koment nga Logan — 22 Shtator, 2014 @ 10:28 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: