Astrit Lulushi’s Blog

Janar 23, 2012

Përkufizimi i ri i Autizmit dhe pasojat


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lëvizje të çuditshme, paaftësi për të komunikuar dhe interesim ngulmues, të gjitha këto së bashku përcaktojnë diagnozën e autizmit. 1 përqind ose 1 në çdo 100 fëmijë në Amerikë është diagnostikuar me autizëm.

Por jo për shumë kohë. Jo, nëse miratohen ndryshimet e propozuara të kritereve që përcaktojnë zyrtarisht çrregullimin e Autismit.

Nëse kjo ndodh, autizmi mund të bëhet një diagnozë e vështirë për të marrë.
Ja pse.Tani për tani ekziston një listë sjelljesh që përcaktojnë autizmin, duke filluar nga preokupimi me objekte, tek pamundësia për të mbajtur kontakt me sy dhe vështirësia për të zhvilluar një bisedë.

Mjaftojnë disa nga këto sjellje që një fëmijë të diagnostikohet me autizëm. Por sipas ndryshimeve të propozuara, një person duhet t’i manifestojë thuajse të gjitha shenjat e përfshira në listë që të diagnostikohet zyrtarisht me autizëm.

Por pse këto ndryshime? Me numrin në rritje të rasteve të autizmit gjatë dy dekadat e fundit – gjë që ka shkaktuar alarm të madh – shkencëtarët u bënë gjithnjë e më të vetëdijshëm se mënyrat e diagnostikimit janë shpërdoruar, përdorur në kundërshtim, pakujdes dhe shpesh në mënyrë krejt të pasaktë.

Ndryshimet për përkufizimin autizmit mund të jetë dramatike.

Shkencëtarët në universitetin Yale morrën në shqyrtim projekt-përkufizimin e ri mes një grupi fëmijësh të diagnostikuar me autizëm në vitin 1994. Ata zbuluan se 50 përqind e fëmijëve të përfshirë në studim nuk do të mund t’i plotësonin kriteret e reja për t’u diagnostikuar me autizëm.

Sindromi i Aspergerit, i cili prej kohësh konsiderohet si një variant më pak i rëndë i autizmit do të hiqet krejt si kategori.

Për fëmijë si Jason – prej 17 vjetësh me autizëm – nëse nuk i plotëson kriteret e reja – kjo mund të jenë shkatërruese. Sepse me mundim të madh e kujdesje këmbëngulëse, Jason ka mësuar të flasë. Por nëse rregullat e reja miratohen, kjo mund të krijojë një problem të madh – thotë nëna e tij.

“Nëse e dërgojnë për rivlerësim sipas kritereve të reja, Jason mund të mos diagnostikohet me autizëm dhe kështu do të humbasë të drejtën për të përfituar nga shërbime të ndihmave shoqërore e të arsimit special për të cilat ka shumë nevojë.”

Sistemet shkollore janë të detyruar për të krijuar klasa të veçanta dhe terapi për nxënës me autizëm vetëm kur ata kanë një diagnozë zyrtare. Pa një diagnozë të tillë, Jason do të përballët vetë me jetën e tij – ku mund ndeshet me sfida serioze.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: