Astrit Lulushi’s Blog

25 Janar, 2012

PFC ul efikasitetin e vaksinave

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 12:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kohëve të fundit tregon se PFC-të dobësojnë efikasitetin e vaksinave  rutinë të fëmijëve.  PFC njihen edhe si Teflon Ato janë kimikate industriale që hyjnë në çdo shtëpi. pasi përdoren për prodhimin e enëve të kuzhinës, qeseve plastike, dhe për tapetet rezistent ndaj njollave. Teflon gjejnë përdorim të gjërë pas u qëndrojnë temperaturave të larta, reaksioneve kimike, gryerrjes, etj.

Nëpërmjet  ushqimit a kontaktit, PFC-të gjejnë rrugën për të hyrë në organizëm.  Ato gjithashtu kalojnë tek foshnjet nëpërmjet qumështit të nënës.

Një studim në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (JAMA), tregon se nivele të larta PFC dobësojnë efektshmërinë e vaksinave rutinë të fëmijëve.  Gjatë studimit, mostra të gjakut nga gratë shtatzëna u analizuan për nivele të
PFC-së – dhe të dhënat pastaj u përdorën për të matur funksionin e sistemit imunitar të fëmijëve të tyre kur këta mbushën 5 vjeç.

Rezultatet treguan se vaksinat e difterisë tek fëmijët e nënave me nivele të larta PFC ishin 39 përqind më pak efekase.

Gjatë studimit, edhe fëmijët u analizuan për nivelet e PFC-së në gjakun e tyre.  Ata me nivele të larta PFC ishin në  rrezik të lartë ndaj tetanosit dhe difterisë për
shkak dobësimit të sistemit të tyre imunitar.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: