Astrit Lulushi’s Blog

30 Janar, 2012

Zbulimi i sëmundjeve kardiovaskulare

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:38 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë farë e thjeshtë mund të zbulojë një vrasës të heshtur. Të gjithë kanë provuar; sa herë që shkojnë tek mjeku, gjëja e parë është matja e presionit të gjakut. Por një studim i ri tregon se matja e presionit të gjakut në të dy krahët mund të zbulojë sëmundje kardio-vaskulare. Këto sëmundje godasin çdo vit miliona vetë, shpesh pa ndonjë simptomë

Kardiologu Oskar Garfein në spitalin Saint Luke’s  Roosevelt në Nju Jork ka qenë prej kohësh një përkrahës i  kontrollit të presionit të gjakut në të dy krahët. Sepse në këtë mënyrë ai shpëtoi jetën e një pacienti kur zbuloi se presioni i gjakut në njërin krah ishte shumë i ulët, ndërsa në krahun tjetër ishte normal. Kjo e ndihmoi mjekun për të arritur në një diagnozë, e cila po të mos ishte zbuluar në kohë mund të kishte shkaktuar vdekjen.

Prandaj doktor Garfein  nuk u befasua kur u njoh me studimin e botuar këto ditë në revistën Lancet, ku thuhet se dallimi në presionin e gjakut ndërmjet krahut të majtë dhe të djathtë, mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të zemrës.

Studimi zbulon se një ndryshim më shumë se 15 në numrin sistolik, që është numri më i lartë , mund të tregojë;

– Një ngushtim të arterieve të këmbëve

– Pakësim në rrjedhjen e gjakut në tru

– Sëmundje në zemër

Kushte të tilla sjellin një rritje 70% të gjasave për të vdekur nga goditje në zemër ose në tru

Shumë kardiologë, në mënyrë rutinore ua kontrollojnë pacientëve presionin e gjakut në të dy krahët. Kjo praktikë është më pak i zakonshme në kontrollet e rregullta mjekësore.

1 Koment »

  1. NA JEP NJE SHEMBULL ME KONKRET JU LUTEM SI PRSHEMBULL . NJERI KRAH ( I MAJTI 12-8 ) DHE TJETRI
    ( I DJATHTI 11-7) ESHTE NORMAL DHE KUR NUK ESHTE NORMAL SE NUK E KUPTOJ SHPREHJEN ndryshim më shumë se 15 në numrin sistolik . JU FALEMINDERIT

    Koment nga LUANI — 19 Korrik, 2012 @ 7:29 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: