Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ka shpresë të re për ata që vuajnë nga një formë e rrallë e fibrozës cistike. Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Barnave miratoi dje ilaçin e parë
që trajton shkakun kryesor të fibrozës cystike; sëmundje që grumbullon mukus në mushkëri dhe organe të tjera, duke çuar në infeksione, probleme të tretjes dhe vdekje në moshë të re.