Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 8, 2012

Sëmundja misterioze godet qytetin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Frikë dhe zemërim është përhapur anembanë qytetit LeRoy në shtetin Nju Jork. 19 vajza të reja janë prekur nga një sëmundje e panjohur.

Sëmundja u shfaq papritur gjatë një mbledhjeje emocionale mes mësueve dhe nxënësve të shkollës së mesme të qytetit

Spazma, dridhje, lëvizje të pakontrolluara të kokës e gjymtyrëve janë përjetuar nga rreth 20 vajza adoleshente në LeRoy, qytet rural në veri të shtetit Nju Jork.

Frika e sëmundjes misterioze është e pranishme. Sjelljet e njerëzve sikur kanë ndryshuar, megjithëse qyteti përbëhet nga një komunitet i ngushtë, ku thuajse çdo njeri e njeh tjetrin. Prindërit e zemëruar ballafaqohen me administratorët e shkollës. Ata janë të shqetësuar se deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje mbi shkakun e sëmundjes që filloi në mjedisin e shkollës.

Pas shqyrtimit të çështjes, Departamenti i Shëndetësisë së shtetit Nju Jork arriti në përfundimin se mjedisi a prona e shkollës nuk ishte shkak për për sëmundjen, sepse po të ishte ndryshe, sëmundja do të kishte prekur shumë më teper nxënës.

Neurologët që kanë trajtuar shumë prej të sëmurëve besojnë se ky është një rast psikomatik i njohur si “Çrregullim Konvertimi” që mund të shkaktohet nga konflikte psikologjike. Doktor Laszlo Mechtler i Institutit Neurologjik DENT, thotë se Çrregullimi i Konvertimit ndikon në grup tek vajzat e reja dhe kryesisht në komunitete të mbyllura ku të rinjtë shfaqin simptoma të ngjashme. Dr. Mechtler thotë se një rast i tillë psikomatik nuk ka ndodhur që prej shekullit të 16-të

Por kritikët thonë se ky arsyetim nuk mund të shpjegojë pse një infermiere 36 vjeçare ka filluar të shfaqë të njejtat simptoma me ato të vajzave adoleshente të prekura nga kjo sëmundje ende e pashpjegueshme.

Autoritetet kanë në plan të analizojnë ujin e pijshëm të shkollës për ndonjë kimikat si shkaktar të mundshëm, ndërkohë që frika ka përçarë këtë komunitet të ngushtë.

Advertisements

2 Koment »

  1. eshte nje sulm i forcave te erreta,ce kaplon trupin e njeriut,nje energji e padukshme ce ka simptome si dridhje te trupit humbje e kontrollit fizik veshtiresi ne komunikim si dhe gerce ne te gjitha muskujt e trupit,keto jane manifestime te forcave te erreta ose te pjeses siktra akra ce don te thote ana tjeter…lutja tek zoti i personit te prekur ndihmon gjithmon dhe menjeher…nese simptomet jane afatgjata nje seance exorcizmi eshte i duhur…perndryshe personat vete kur perjetojne ato simptome duhet menjeher te luten tek zoti dhe jam i bindur se kjo gjendje do ti liroje,,,un vete qysh ne femijerine time te hershme kame perjetuar asi lloje sulme,por lutja tek zoti ndihmon menjhere,mund te krahasohet njejte sikur kur nje njeri goditet nga korrenti i rrymes dhe lutja shkakton shkyqjen e keti korrenti menjeher,keshtu ka qene ne rastin tim…

    Koment nga arben — Shkurt 8, 2012 @ 2:20 pm | Përgjigjjuni

  2. ata jan nxans te pa fajshem por edhe femijet e muslimanve jan te pa fajshem si ata te irakut palestines e shum e shum vendeve muslimane qe trajtohen ne menyra mizore nga shteti tyre andaj Allahu e di me se mir si punon me ata njerz dhe do te ju jep hakun qdo populli qe bon zullum ne popullin tjeter

    Koment nga dini — Shkurt 8, 2012 @ 2:34 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: