Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 13, 2012

Mbrojtja dhe përmirësimi i kujtesës

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mbrojtja dhe përmirësimi i kujtesës duket se është fare e thjeshtë; “nëse hani pak në darkë, gjasat janë që të nesërmen do të kujtoni më shumë” – kështu thuhet në një studimi nga shkencëtarë të Klinikës Mayo, ku ata zbuluan një lidhje midis kalorive dhe ruajtjes së kujtesës.

Në studim u përfshinë rreth 1 mijë persona mbi 70 vjeç, të gjithë vullnetarë dhe asnjë me simptoma të tilla të Alzheimerit, si humbja e kujtesës.

Nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve, në njërin grup – secili person morri rreth 1 mijë e 600 kalori në ditë dhe në grupin tjetër 600 kalori. Të dhënat treguan se sa më të shumta kaloritë aq më i madh ishte rreziku i humbjes së kujtesës. Sipas studimit, humbja e kujtesës u mbi dyfishua tek personat që hëngrën më shumë ushqim në krahasim me ata që hëngrën më pak. Autorët e studimit thonë se duke konsumuar më pak kalori, organizmit nuk i duhet të prodhojë sasi të madhe insuline – kur në trup ka pak insulinë, qelizat e trurit komunikojnë më mirë.

Ndërkohë që nuk ka asnjë ilaç të provuar se ndihmon ruajtjen e kujtesës, ndryshimet e thjeshta në mënyrën e jetesës mund të ofrojnë mbrojtjen më të mirë.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: