Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Eshtë e çuditshme se sa shumë amerikanë rriten si fëmijë alkoholikësh dhe se si kjo përvojë mund t’i dëmtojë ata.
Mbi 1 në 10 fëmijë në Shtetet e Bashkuara kanë një prind alkoholik. Këto shifra dalin nga një studim i ri i Administratës së Shërbimeve të Shëndetit Mendor dhe Kundër Shpërdorimit të Drogave – SAMHSA.
Kjo agjenci federale – pas shqyrtimit të të dhënave nga viti 2005 – 2010, arriti në përfundimin se mesatarisht 7 milionë e 500 mijë fëmijë kishin jetuar gjatë asaj periudhe me një prind pijanec. Ky numër përbën 10.5 përqind të popullsisë amerikane nën moshën 18 vjeç.
Dhe shpërdorimi i alkoholit nga prindërit lë pasoja, duke i bërë fëmijët të jenë më në rrezik ndaj problemeve mendore si depresioni dhe ankthi; dhe më të ngjarë për të vuajtur nga keqtrajtimi ose moskujdesja prindërore. Agjencia e shërbimeve të shëndetit mendor e cilëson këtë një problem shumë të madh për shëndetin publik, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të drogave, dhe të pijeve alkoholike për fëmijët nën moshën e lejueshme.
Fantastic web site. Lots of useful information here.
I’m sending it to several friends ans additionally sharing in delicious.
And certainly, thanks in your sweat!
Koment nga TRAURINGE oder Eheringe Trends: Ratgeber — 28 Qershor, 2014 @ 1:25 am |