Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 23, 2012

Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ky është ilaçi i parë me recetë në 13 vjet kundër mbipeshës. Ilaçi Qnexa u miratua dje nga agjencia federale e ushqimeve dhe barnave.

Ilaçi në formë pilule cilësohet “fishek argjendi” sepse mendohet që bën mrekullira – humbjen e 90 kilogramëve brenda një viti.

Për shkak se 80% e personave që humbasin peshë e rifitojnë atë, mjekët kanë bërë kërkime për dekada për një pilulë të sigurt që do të ndihmonte.

Doktor Tim Garvey në Universitetin e Alabamës në Birmingham thotë se ilaçi Qnexa do të jetë ilaçi më i fuqishëm në treg për trajtimin e mbipeshës. I njëjti ilaç ishte refuzuar 2 vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit. Dje (22 shkurt) komisioni i ekspertëve të kësaj agjencie e miratoi ilaçin e ri, pasi arriti në përfundimin se përfitimet që Qnexa sjell për personat mbipeshë, janë më të mëdha sesa pasojat anësore si humbje kujtese, konfuzion, shtim të rrahjeve të zemrës, madje edhe lindje defektoze. Qnexa do të shitet me recetë, pra vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ndërkohë skeptikët e fusin këtë ilaç të ri në kategorinë “shumë i mirë për të qenë i vërtetë”.

Advertisements

1 Koment »

  1. Te tilla medikamene sot jane pjese e rendesishme e bisnesit farmaceotik dhe nuk kane qendrueshmeri ne ndryshimet qe sjellin. Mjeksia sot ka te gjitha kushtet per te nderhyre ne sinteten e qelizave dhe te rregullojne metabolizmin e organizmit permes jo me elemente kimik por ato organik.

    Nga ana tjeter çeshtje mbipeshe eshte e lidhur me trurin dhe jo me stomakun. Ne kete kontekst çdo lloj medikamenti eshte me pasoja negative ne organizem.

    Koment nga Djana — Shkurt 28, 2012 @ 8:06 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: