Astrit Lulushi’s Blog

Mars 5, 2012

Autizmi dhe skizofrenia


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi dhe skizofrenia janë dy çrregullime neurologjike me karakteristika të veçanta, por të ngjashëm në mosfunksionim shoqëror. Për shumë vite, kjo ngjashmëri ka rezultuar në diagnoztikim të gabuar, kur shumë të rinj me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD) mendohej se vuanin nga një version i skizofrenisë – thuhet në një studim nga shkencëtarë të universitetit të Teksasit në Dallas (UTD).

Studimi merret me veçoritë e këtyre dy çrregullime; simptomat e autizmit mund të shihen që në fillim të jetës, ndërsa ato të skizofrenisë zakonisht shfaqen në moshë rinore. Gjithashtu, individët me skizofreni shpesh kanë përvojë halucinacionesh dhe deliresh të ndryshme, të cilat janë shumë më pak të zakonshme tek individët me autizëm.

Një problem i përbashkët për këto dy çrregullime është se, si personat me ASD edhe ata me skizofreni kanë vështirësi në ndërkomunikim shoqëror. Ata shpesh kanë vështirësi të identifikojnë emocionet e të tjerëve, prandaj edhe reagimet e tyre mund të duken të papërshtatshëm, gjë që krijon problem për ndërkomunikim.

Sipas studimit, për shkak se dy çrregullimet dallojnë në shumë drejtime, kuptimi i këtyre dallime mund të jetë kyçi për zhvillimin e trajtimeve efektive, të veçanta për secilin çrregullim, autizëm dhe skizofreni.

Në kërkime të mëparëshme, një nga autorët e studimit, Dr. Sasson dhe kolegët e tij në universitetin e Teksasit, kanë përdorur “teknologjinë e ndjekjes së lëvizjes së syve” dhe kanë zbuluar se reagimi shoqëror i të rriturve me autizëm dhe atyre me skizofreni ndikohet nga paranoja, por dallimi është se pacientët me autizëm priren ta shohin mjedisin rrethues me një farë cinizmi, rezultat i sfidave që ata ndeshin në jetë për shkak të gjendjes së tyre; ndërsa personat me skizofreni e shohin rrethin shoqëror me një farë armiqësie, për shkak të delirive.

Duke bërë ndarjen midis skizofrenisë dhe autizmit, dhe duke shqyrtuar mënyrën se si pacientët reagojnë në marrëdhëniet shoqërore, autorët e studimit shpresojnë se do të zhvillohen mënyra të reja për të luftuar përvojat negative të pacientëve. Dhe kjo mund të rezultonte në një përmirësim të thellë të aftësive e tyre për të jetuar suksesshëm.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: