Astrit Lulushi’s Blog

Mars 9, 2012

Përdorimi e qelizave embrionale mund të shmangë refuzimin e organeve të transplantuara


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një procedurë eksperimentale duket premtuese. Ajo është projektuar për të eleminuar marrjen e barnave të shumta nga pacientët me organe të transplantuara, ndërsa përmirëson cilësinë e jetës dhe ofron lehtësira të mëdha për këta pacientë që janë në shqetësim të vazhdueshëm se organet e transplantuara mund të refuzohen nga organizmi i tyre.

Idea është e re, tepër e guximshme – ende në zhvillim – se marrja e qelizave embrionale nga palca e kurrizit të personit dhurues të një organi, dhe vendosja e tyre së bashku me organin e dhuruar në trupin e një pacienti në nevojë për transplantim, ka shumë gjasa të përmirësojë përgjithmonë jetën e pacientit.

Në studimin e sapo botuar në revistën “Science Translational Medicine“, kirurgët bënë pikërisht këtë gjë – duke shpresuar se qelizat embrionale do t’i shtyjnë trupat e të dy pacientëve të mendojnë se organi i ri ka qenë gjithmonë aty – pra nuk është i huaj – dhe të mos e refuzojnë.

Shumica e pacientëve që iu nënshtruan studimit kishin nga një veshkë të transplantuar.

Dhe ndodhi pikërisht ashtu siç kishin parashikuar kirurgët – sistemi imunitar i pacientëve me veshkë të huaj tani përbëhet nga imuniteti i qelizave të veta dhe i qelizave të mara nga trupi i dhuruesve të veshkave.

Me kalimin e kohës, më shumë se gjysma e pacientëve në këtë eksperiment nuk kishin më nevojë për barna kundër refuzimit të organit, sepse trupat e tyre i kishin pranuar vetëvetiu organet e reja.

Një pacient merr çdo ditë rreth 25 pilula për të shmangur refuzimin e organit të transplantuar. Këto barna kaq të shumta për një ditë – përmbajnë substanca helmuese dhe me efekte anësore – e bëjne trupin të prekshëm ndaj infeksioneve madje, edhe ndaj kancerit.

Autorët e studimit shpresojnë t’a çojnë më tej këtë qasje, duke i marrë qelizat embrionale të dhuruesit të organit disa vite pas transplantimit të organit – si dhe t’a zgjerojnë studimin për të përfshirë edhe lloje të tjera organesh, përveç veshkave.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: