Astrit Lulushi’s Blog

21 Mars, 2012

Aspirina dhe lufta kundër kancerit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Aspirina është ilaçi më i përgjithshëm. Marrja e saj është kthyer në një rit të përditshëm.

Thuajse çdo familje i mban ato në kabinetin e barnave – dhe bëjnë mirë sepse ekziston një mundësi shpresëdhënëse se aspirina lufton kancerin. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, gati 1/3 e amerikanëve në moshë mesatare marrin rregullisht aspirinë për të ndihmuar parandalimin e goditjeve në zemër e në tru.

Por një grup studimesh të reja botuar në revistën mjekësore britanike Lancet tregon se aspirina mund t’i mbrojë njerëzit edhe nga një tjetër vrasës. Dihet prej kohësh se aspirina pakëson rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Por studimet e reja thonë se aspirina mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga kanceret në mushkëri, stomak, prostatë, mitër dhe vezore

Në rezultatet e tyre, autorët thonë se personat që marrin 1 aspirinë në ditë kanë më pak të ngjarë të preken ose të vdesin nga kanceri. Por ata sugjerojnë se për të ndjerë përfitimet e aspirinës, personi duhen t’a marrë atë çdo ditë për vite me radhë – nëse merr doza të ulta, duhen të paktën 5 vjet; dhe në doza më të larta te lejueshme, çdo ditë nga një pilulë, duhen 3 vjet.

Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se këto rezultatet nuk janë përfundimtare dhe se studime të tjera tregojnë se marrja e aspirinës çdo ditë nuk sjell ndonjë përfitim kundër kancerit. Gjithashtu, aspirina mund të ketë efekte anësore, përfshi gjakderdhje të brendshme.

3 Koment »

  1. Të mos hezitojm në përdorimin e tabletës Aspirin

    Koment nga Haxher Berani — 21 Mars, 2012 @ 10:02 pm | Përgjigjuni

  2. po ka lloje te ndryshme te aspirines cilat duhet me i perdor? aspirinen per qarkullim te gjakut apo tjera …..

    Koment nga fetije jashari bytyqi — 22 Mars, 2012 @ 2:29 pm | Përgjigjuni

  3. medicina qdo dit po perparon por duhet pasur kujdes gjat perdorimit ….te aspirines

    Koment nga Fetije Jashari Bytyçi — 22 Mars, 2012 @ 2:31 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: