Astrit Lulushi’s Blog

Mars 23, 2012

A ekziston ndonjë shenjë që mund të parashikojë goditjet në zemër?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studime të panumërta janë kryer mbi rreziqet për goditje në zemër dhe si të ulen ato. Por si për çdo sëmundje, për të parashikuar goditjet në zemër – shpesh të papritura – mjekëve u duhet një shenjë.

Një ditë – nuk dihet se kur – shkencëtarët thonë se do t’a gjejnë këtë shenjë “magjike” dhe atëherë goditjet në zemër do të parashikohen dhe viktimat do të shmangen – thuhet në një studim të ri.

Ndërsa puna vazhdon, shkencëtarët pranë Institutit Kërkimor Scripps mendojnë se kanë zbuluar një shënje të tillë duke analizuar “qelizat qarkulluese endoteliale” (C-E-C). Ata krahasuan mostra të gjakut të 44 personave të shëndetshëm me mostrat e gjakut të 50 pacientëve të cilët kishin shkuar në urgjencë pasi kishin pësuar goditje akute në zemër. Krahasimi nxorri në pah se tek pacientët me goditje në zemër nivelet e “qelizave qarkulluese endoteliale” ose CEC ishin 4 herë më të larta, ndërsa molekulat e këtyre qelizave – tek po këta pacientë – ishin shumë më të mëdha.

Shkencëtarët nuk vunë re ndonjë lidhje midis CEC-it dhe shenjave të tjera tradicionale diagnostikuese të një goditjeje në zemër – por ata zbuluan një mosfunksionim (dështim) të muskujve të zemrës tek këta pacientë.

Kjo i shtynë shkencëtarët të mendojnë se shenja CEC zbulon zhvillimin e një procesi themelor -fillestar- që ndodh para shfaqjes së shenjave të tjera tradicionale diagnostikuese të një goditjeje në zemër.

Studimi përfundon se, përveç përdorimit për të diagnostikuar një goditje në zemër, CEC ka shumë gjasa të jetë një “top i kristaltë” i cili një ditë mund të përdoret për identifikimin e një personi në prag të një goditjeje në zemër.

Advertisements

1 Koment »

  1. Mendimi im eshte per zhdo gje qe ka ndodhur e ka dhene shenjen e paralajmerimit.

    Koment nga Viktor Ceka — Mars 23, 2012 @ 12:43 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: