Astrit Lulushi’s Blog

27 Mars, 2012

Kirurgjia dhe diabeti


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga mjekët e Klinikës së Klevelandi tregon se pacientët diabetikë mbipeshë që iu nënshtrua operacionit bariatrik u përmirësuan dukshëm ose u shëruan plotësisht nga kjo sëmundje.

Operacion Bariatrik (humbje peshe) përfshin shumëllojshmëri procedurash tek personat mbi peshë. Nëpërmjet ndërhyrjes kirugjike, një pacienti të tillë i zvogëlohet stomaku me anë të një pajisje mjekesore (brez kirurgjik); i hiqet një pjesë e stomakut; i bëhet një rilidhje e zorrëve të holla apo “gastric bypass”.

Në studim thuhet se pacientët diabetikë që iu janë nënshtruar operacionit bariatrik kundër mbipeshës kanë arritur përmirësim të dukshëm ose diabeti u është zhdukur. Sipas studimit, disa pacientë që humbën peshë me anë të ndërhyrjes kirugjike tani kanë arritur nivele normale të sheqerit në gjak, pa përdorimin e ndonjë ilaçi diabetik. Tek pacientë të tjerë, nevoja për insulinë për të kontrolluar sheqerin në gjak u eliminua.

Dr. Philip Schauer, drejtor i Institutit Bariatrik dhe Metabolik në Klinikën e Klevelandit thotë se operacionet bariatrik përbëjnë një strategji të mundshme të vlefshme për kontrollin e diabetit për pacientët tek të cilët trajtimi konvencional nuk jep rezultat.

Përfundimet e studimit u bënë të njohura këto ditë në konferencën vjetore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në Çikago.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: