Astrit Lulushi’s Blog

29 Mars, 2012

Çokollata dhe Indeksi i Masës së Trupit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi nëse çokollata hahet rregullisht, ajo mund të ndihmojë për të ulur Indeksin e Masës së Trupit ose BMI.

Kjo masë është sasia e yndyrës bazuar në lartësinë dhe peshën trupore. Klikoni këtu për të matur BMI-në tuaj.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, ishin duke studiuar gjendjen e rreth 1000 burrave dhe grave në moshë mesatare 57vjeç, për një studim mbi kolesterolin. Ndërsa mblidhnin të dhëna mbi zakonet e të ngrënit, shkencëtarët rastësisht zbuluan se pjesmarrësit që hanin çokollatë më shumë se dy ditë në javë, kishin një BMI më të ulët sesa ata që nuk hanin çokollatë aq shpesh.

Mos kjo do të thotë se çokollata të bën elegant?

Megjithëse ndryshimi në BMI midis dy grupeve që shkencëtarët vunë re ishte i vogël, përgjigjia mund të jetë, Po.

Ata nuk janë ende të sigurt pse, dhe ngurrojnë ta rekomandojnë çokollatën si një lloj terapie kundër mbipeshës – për shkak të kalorive të larta që përmban.

Por çokollata është e njohur për substanca kimike të cilat përveç kundër sëmundjeve të zemrës, mund të ndikojnë Metabolizmin apo mënyrën se si trupi djeg kaloritë.

Ky zbulimi i rastësishëm duket se do të nxisë kërkime të tjera. Por rezultatet janë interesante – sidomos për personat që pëlqejnë çokollatën.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: