Astrit Lulushi’s Blog

Prill 4, 2012

Zhvillime në stomatologji


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndryshime të mëdha janë duke ndodhur në fushën e Stomatologjisë – nga pamje 3D me rreze X që zbulojnë çdo lloj dëmtimi sado të vogël dhe deri tek vendosja e kurorës së dhëmbëve pa patur nevojë për një të përkohëshme.

Për të marrë formën e dhëmbëve, dentistët përdorin një lloj plasteline të gjebër – por së shpejti kjo procedurë do të kryhet nëpërmjet një drite blu dixhitalizuese. Pastaj, forma dixhitale i dërgohet me e-mail një laboratori që brenda një ore prodhon dhëmbët sipas formës së dhënë, ndërsa pacienti është duke pritur në zyrën e dentistit.

Kjo është e ardhmja në stomatologjisë.

Një konferencë mbi arritjet në fushën dentare u zhvillua këto ditë në Houston të Teksasit. Aty, shpikës e shkencëtarë treguan përdorime të reja të rrezeve laser në stomatologji për mbylljen e plagëve në mishrat e dhëmbëve duke pakësuar kohën e shërimit.

Ndërsa një vështrim 3D me rreze X mund të zbulojë probleme të dhembëve, që nuk mund të shihen me rreze tradicionale X.

Së shpejti, dentistët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të ADN-së së pështymës që mund të diagnostikojnë kancerin e gojës, sëmundjet periodontale, virusin HPV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga këto kërkime janë duke u kryer në laboratore në Houston, Teksas.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: