Astrit Lulushi’s Blog

Prill 10, 2012

A parandalon Omega-3 shtesë goditjet në zemër?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumëkush ka parë reklama rreth acideve yndyrorë Omega-3. Por a e ndihmojnë ato shëndetin e zemrës? Prej kohësh, shkencëtarët kanë besuar se Omega-3 që gjendet në peshk është e mirë për shëndetin kardio-vaskular.

Por një studim i ri  në Archives of Internal Medicine, pas një shqyrtimi të shëndetit të rreth 20 mijë pacientëve të përfshirë në 14 studime të mëparëshme, konstatoi se tek pacientët të cilët kishin pësuar një goditje në zemër – acidet yndyrore Omega-3 në formë tabletash nuk kishin mundur të parandalonin një goditje të dytë. Në fakt, autorët e studimit vunë re se këta pacientë nuk kishin pasur asnjë lloj përfitimi nga Omega -3 shtesë.

Megjithatë, ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë një dietë të pasur me Omega-3 duke ngrënë peshk të paktën 2 herë në javë, si për popullatën e përgjithëshme edhe për personat me sëmundje kardio-vaskulare.

Një dietë e tillë ofron acide yndyrore Omega-3 dhe gjithashtu mund të zëvendësojë burimet me proteina më pak të shëndetëshme, si ato që përmban mishi i kuq.

Advertisements

1 Koment »

  1. a jan te njejta te gjitha tabletat Omega 3 i kam disa por ato shkruajn per rritjen e fetusit gjate shtatezanise, jam me paraparez te gjymtyreve te poshtme sa me ndihmojn dhe a mund ti perdori keto dhe sa kohe?mosha 60 vjeq ose qka me preferoni ju nga ndonje neurolog mundesisht sado pak nje pergjegje.

    Koment nga hasani — Prill 11, 2012 @ 8:36 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: