Astrit Lulushi’s Blog

Prill 12, 2012

Radiografia e shpeshtë e dhëmbëve lidhet me kancerin në tru

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 2:17 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimi i ri sugjeron se radiografitë e dhëmbëve tek fëmijët mund të krijojnë probleme për shëndetin më vonë. Dhe prindërit mund të jenë veçanërisht të shqetësuar. Por disa ekspertë të shëndetësisë ngrenë pyetje mbi metodologjinë e studimit.

Nëse mendohet se ndeshja e shpeshtë me rreze, si në rastin e radiografive të dhëmbëve, është e rrezikëshme, studimi thotë se ka arsye për t’u shqetësuar. Radiografitë e shpeshta të dhëmbëve tek fëmijët mund të kenë lidhje me kancerin në tru në moshë të rritur. Studimi thotë se tumorët e krijuar nga ky faktor nuk janë malinjë, por ushtrojnë presion në tru dhe shkaktojnë paaftësi.

Shkencëtarët shqyrtuan historinë dentare të 1 mijë e 400 pacientëve me tumor në tru. Në të njëjtën mënyrë ata vepruan edhe me një numër të barabartë personash të shëndetshëm.

Dhe rezultatet treguan se personat me tumor në tru mbanin mend se kishin kryer dy herë më shumë radiografi të dhëmbëve para moshës 10 vjeç.

Megjithatë, disa ekspertë të shëndetësisë e kritikojnë këtë lloj metodologjie që mbështetet në kujtesë. Ata thonë se shumë studime kanë treguar se personat e sëmurë janë më të prirur të kujtojnë episode nga historia e tyre mjekësore sesa personat e shëndetshëm.

Gjithësesi, ekspertët këshillojnë veçanërisht dentistët, të mos harrojnë se radiografitë duhet të kryen vetëm kur janë të nevojëshme për diagnostikim dhe trajtim. Shoqata amerikane e dentistëve në një deklaratë të saj thotë se kryerja e radiografive të dhëmbëve duhet të bazohet edhe në moshën e pacienteve dhe historinë e tyre dentare. Për shembull një fëmijë mund të ketë nevojë për radiografi të dhëmbëve një herë në 1 deri 2 vjet – një i rritur i shëndetshëm pa probleme dentare, jo më shumë se 1 herë në 2 deri 3 vjet.

Shoqata Amerikane e Dentistëve thekson se dozat e rrezeve X në të kaluarën kanë qenë shumë më të larta sesa sot..dhe shton se radiografitë vazhdojnë të jenë të nevojëshme për diagnostikimin e dëmtimeve, infeksioneve dhe problemeve të tjera dentare.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: