Astrit Lulushi’s Blog

18 Prill, 2012

Testosteronet dhe infarkti në zemër


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shoqata amerikane e zemrës sjell disa të dhëna befasuese mbi testosteronet.

Testosteroni lidhet shpesh me seksualitetin mashkullor. Por një studim i ri zbulon se testosteronet vlejnë edhe për një tjetër të mirë.

Studimi në “Circulation: Heart Failure” , botim i Shoqatës amerikane të Zemrës, konstaton se – kur pacientëve me infarkt në zemër iu dhanë Testosterone- ata filluan të merrnin frymë më mirë dhe të ushtroheshin më shumë fizikisht.

Studimi – ku u përfshinë meshkuj e femra – zbuloi se Testosteroni i shtuar;

– përmirësoi 50 për qind aftësitë e këmbëve për të duruar lodhjen ose për të ecur më gjatë
– tek 35 për qind e pacientëve, simptomat e infarktit në zemër u përmirësuan, në disa raste në shkallë dramatike (dhe)
– solli një shtim të forcës dhe rezistencës së muskujve

Gjatë studimit, shkencëtarët nuk vunë re efekte anësore, qoftë probleme kardio – vaskulare ose kancer në prostatë, që ndonjëherë lidhen me hormonet seksuale mashkullore.

Autorët e studimit thonë se Testosteroni është një terapi premtuese për të përmirësuar aftësitë funksionale të pacientëve me infarkt në zemër.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: