Astrit Lulushi’s Blog

19 Prill, 2012

Aktori Ryan O’Neal në luftë me kancerin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Aktori Ryan O’Neal thotë se ka kancer në prostat. Kanceri ndodhet në fazën e dytë dhe jo në fazën e katërt, siç ishte njoftuar nga revista People.

Aktori 70 vjeçar thotë se nuk e priste një gjë të tillë, por e ndjen veten me fat që kanceri u zbulua në fazë të herëshme. Mbrëmë, në një intervistë me rrjetin televiziv ABC, O’Neal u shpreh optimist se do shërohet plotësisht. “Nuk isha gati”, tha ai, por zakonisht njerëzit kurrë nuk janë gati për sëmundje të tilla.

O’Neal, 70 vjeç, i njohur për rolet në filmat “Love Story” (1970), “Paper Moon” (1973), dhe në serialin televiziv “Bones”, thotës kur mësoi se kishte kancer, mendoi, “Pse mua?”. Gjatë intervistës ai tregoi se vuante edhe nga kanceri i lëkurës i llojit Melanoma, në hundë. “Jeta në Malibu dhe nën diell i ka këto”, tha ai duke qeshur.

Aktor dhe boksier, O’Neal ka një shtëpi në plazh në Malibu ku ka jetuar me aktoren Farrah Fawcett. Të dy ata kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh romantike. O’Neal ka shkruar një libër biografik me titull “Both of Us: My Life with Farrah”. Libri pritet të dalë nga shtypi më 1 maj. Farrah Fawcett vdiq nga kanceri në vitin 2009. Dhe ishte Fawcett, tha ai, e cila e mësoi të mos dorëzohet para sëmundjes.

Hapi i ardhshëm në trajtimin e kancerit të prostatës për Ryan O’Neal është “cryopathy” – një procedurë ku mjekët përpiqen për të ndaluar përhapjen e kancerit duke ngrirë indet e infektuara.

Çdo fazë e diagnozës së kancerit përfaqëson shkallën e avancimit të sëmundjes. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, kanceret e fazës së dytë janë të zakonshëm ose “të lokalizuar”, ndërsa kanceret e fazës së katërt janë thuajse të pa-operueshëm ose janë përhapur në organe të shumta.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: