Astrit Lulushi’s Blog

19 Prill, 2012

Ilaç premtues kundër dridhjeve epileptike


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm inkurajues për ata pacientë me epilepsi, konvulzionet e të cilëve janë rezistentë ndaj trajtimeve aktuale. Një në 200 amerikanë kanë epilepsi, dhe më shumë se gjysma e tyre vuajnë nga dridhje të pakontrolluara të pjesshme e të papritura.

Shkencëtarët në universitetin Johns Hopkins, Qendra e Epilepsisë, thonë se kanë zbuluar një ilaç kundër epilesisë që duket premtues për trajtimin e dridhjeve të shpeshta e të vështira për t’i kontrolluar.

Ilaçi i ri quhet Perampanel.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 pacientë të cilët kishin rreth 10 konvulsione në ditë. Të gjithë merrnin 1 deri 3 ilaçe kundër epilepsisë para se në mjekimin e tyre  të shtohej ilaçi Perampanel dhe placebo. Për pacientët që u trajtuan me Perampanel, rastet e dridhjeve u pakësuan 50 për qind në krahasim me ata që morrën placebo.

Rezultatet treguan gjithashtu  se ilaçi Perampanel mund të përdoret në mënyrë efektive si mjekim alternativ jo vetëm për epilepsi por edhe për sëmundje të tjera neurologjike. Ilaçi Perampanel ndodhet në fazën e pritjes për miratim nga FDA, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave.

4 Koment »

  1. po ky eshte
    nje zbulim i madh sepse ky zbulim do te kishte regulluar shume njerez.

    Koment nga bumi — 20 Prill, 2012 @ 6:48 am | Përgjigjuni

  2. do ishte nje mrekulli per te gjithe ata te semure

    Koment nga albana — 16 Tetor, 2012 @ 1:06 pm | Përgjigjuni

  3. pershendetje kam dridhje duarve trrenit e zemres smuj mu qetsu si nervoz si mir kur jam dridhen duart edhe trupi krjt em dridhet ju kisha lut shum mem dimu a sht ky ilaq per mu a guxoj me perdor per dridhje duarve trrenit e zemres

    Koment nga ana — 4 Korrik, 2014 @ 2:11 pm | Përgjigjuni

  4. Kam motren me nje smundje toke me jepnini naj keshille

    Koment nga Alfons nikolla — 6 Nëntor, 2015 @ 3:27 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje te albana Anuloje përgjigjen

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.