Astrit Lulushi’s Blog

Prill 20, 2012

Seleksionimi gjinor – përzgjedhje e drejtë apo e gabuar?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Doni djalë apo vajzë? Ju mund të përzgjidhni gjininë e fëmijës që në embrion. Një mjek në Seattle thotë se ai mund të kujdeset për këtë. Megjithëse në disa vende – është konsideruar e paligjshme…të tjerë thonë se është jo-etike, krejtësisht e pamoralshme.

Në Kanada “Përzgjedhja e Gjinisë” është e paligjshme. Megjithatë, reklama janë duke u shfaqur në disa gazeta lokale të komunitetit indo – kanadez. Eshtë mendësi e shumë prindërve, përfshi pjestarë të komuniteteve nga India për të patur fëmijë djem. Termi mjekësor për përzgjedhjen e gjinisë së fëmijës quhet “Preimplantation Genetic Diagnosis“.

Në faqen elektronike të Qendrës për Mjekësi Riprodhuese në Bellevue të shtetit Washington – pranë kufirit me Kanadanë – kjo procedurë reklamohet si “Seleksionim Gjinie” ose “Balancim Familjar”.

Doktor James Kustin thotë se prindërit e kanë të garantuar të përzgjedhin sukseshëm gjininë për foshnjen e tyre që në fazën embrionale.

Zyrtarët e shëndetit thonë se kjo procedurë lejohet, përsa sa kohë që kryehet me korrektësi dhe nuk përdoret për dështim të foshnjes. Por mes prindërve ka kohë që është hapur debati rreth moralitetit të Seleksionimit Gjinor –  “është fati ynë se çfarë do të kemi; është në rregull sidoqoftë – djalë a vajzë”, thotë një nënë.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: