Astrit Lulushi’s Blog

24 Prill, 2012

Kujdes shëndetësor – por me çfarë çmimi?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një disbalancë e madhe vihet re midis çmimit dhe shërbimit mjekësor në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i ri tregon pabarazi të habitshme në çmimin që paguajnë njerëzit për këtë kujdes.

Sa kushton heqja e një apendisiti? – Deri në 20 mijë dollarë njeriu paguan për një operim të thjeshtë për heqjen e apendesitit në spital në Kaliforni, thuhet në studimin në “Archives of Internal Medicine”.

Autorët e studimit zbuluan se çmimet shkonin nga ;
– më i ulti prej rreth 1530 dollarë, deri tek më i larti prej afër 183 mijë dollarë.

Në studim thuhet se pacientët me medicaid, kryesisht pensionistët dhe ata pa sigurime shëndetësore, paguanin çmime më të larta – veçanërisht në spitalet fitimprurëse.

Autorët e studimit vunë re se kur pacientët kishin nevojë për ndërhyrje urgjente të tilla si apendesiti, ata pranonin çdo çmim që u ofrohej pasi nuk kishin kohë të bënin krahasime me çmimet në spitale të tjera – gjithashtu në sistemin amerikan të shëndetësisë nuk ekzistojnë informata krahasuese për çmime shërbimi, thuhet në studim.

Ndërsa kur fondet e sigurimit shterojnë para se të përfundojë trajtimi, pacientit i bie barra të paguajë diferencën e shumës pa mundur të zgjedhë alternative tjetër, thonë autorët e studimit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: