Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përdorimi i herëshëm i ilaçit kundër sklerozës së shumëfishtë (MS) mund të ngadalësojë keqësimin e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë godet trurin dhe palcën kurrizore. Sëmundja mendohet të jetë auto-imune – shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Sistemi imun sulmon sistemin nervor, ndoshta si rezultat i ekspozimit ndaj një molekule me strukturë të ngjashme me të vetin
Vuajtjet e pacientit nga këto goditje zgjasin për shumë ditë deri muaj – duke afektuar muskujt, shikimin madje edhe personalitetin.
Një studim i ri nga Akademia Amerikane e Neurologjisë konstaton se përdorimi i herëshëm i ilaçit “Beta-1A Interferon” mund të ngadalësojë e madje edhe të ndalojë përparimin e sklerozës të shumëfishtë.
Sipas studimit që zgjati 3 vjet dhe ku u përfshinë rreth 500 pacientë, ata që u trajtuan me “Beta-1A Interferon” menjëherë pas simptomave të para kishin më pak gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë “clinically definite” – kur sëmundja përcaktohet dhe diagnostikohet klinikisht.
Ngadalësimi i pezmatimit në fazën e herëshme të sëmundjes ruan qelizat nervore nga dëmtimi, thonë ekspertët, dhe se studimi thekson rëndësinë e diagnostikimit të herëshëm dhe trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.
A mund te na informoni per trajtimin e semundjes (MS) ne gjendje te avancuar. Ju lutem do na ndihmonit shume. Presim me padurim pergjigjen tuaj. Ju lutem.. Faleminderit.
Koment nga Merjem — 8 Maj, 2012 @ 6:14 pm |
Contacto angela.aus@hotmail.com te ndihmoj per MS
Koment nga An — 11 Nëntor, 2015 @ 11:06 pm |
Ju lutem dhe nje here z. Lulushi per me shum informacion ne lidhje me semundjen MS.
Koment nga Merjem — 24 Maj, 2012 @ 1:46 pm |
Une jam diagnostikuar me SM 2 muaj mbas lindjes se vajzes dmth14 vjet me SM. Kam ber per dy vjet interferone e nderpreva dy vjet dhe pastaj kam ber per 5vjet rresht ktu ne Itali po i nderpreva se trupi fitoi imunitet ndaj interferonit dhe direkt kalova ne ilaç tjeter kokerr GILENIA e mar çdo dite mengjes kam 3 vjet dhe jam mire po jo se jam sheruar ……..
Koment nga Valbona — 31 Maj, 2016 @ 7:51 pm |