Astrit Lulushi’s Blog

3 Maj, 2012

ReWalk, pajisje për paraplegjikët

Filed under: Uncategorized — astritlulushi @ 8:01 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gati 250.000 amerikanë jetojnë me një dëmtim të shtyllës kurrizore dhe më shumë se 50 për qind e tyre humbasin përdorimin e këmbëve apo krahëve si pasojë e këtyre dëmtimeve.

Por tani disa specialistë kanë zhvilluar mjete që ndihmojnë personat me lëndime të rënda të bëhen të pavarur ne levizjet e tyre.

Për njerëzit me lëndime të palcës së kurrizit, humbja e lëvizshmërisë shpesh do të thotë varësi nga të tjerët. Por nëpërmjet një kompjuteri robotik, shkencëtarët janë duke ofruar mundësi të reja dhe për të ndihmuar këta pacientë të paralizuar.

Pajisja quhet ReWalk dhe është miratuar për përdorim në qendrat e rehabilitimit nga administrata e ushqimeve dhe barnave, FDA. Pajisja i ngjan këmbëve robotike dhe pritet të jetë gati për konsumatorët nga fundi i këtij viti.

Pajisja ReWalk është e vetmja e miratuar e llojit exoskeleton e motorizuar në dispozicion për të ndihmuar paraplegjikët. Nën mbikëqyrjen e punonjësve të specializuar të kujdesit shëndetësor, njerëzit me paralizë nga mesi e poshtë mund të kualifikohen për të përdorur ReWalk për të qëndruar ulur, të ecin dhe t’u ngjiten shkallëve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: