Astrit Lulushi’s Blog

7 Maj, 2012

Kanceri i gjirit dhe mosha biologjike


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri sugjeron se kanceri i gjirit tek gratë e reja mund të jetë një sëmundje që ka nevojë për strategji të veçanta trajtimi. Të dhënat tregojnë se kanceri i gjirit tek gratë e reja është kryesisht agresiv, dhe se shpesh diagnostikohet në fazë të tillë të avancuar sa që ndikon keq në prognozën e sëmundjes.

Tani, një studim i financuar nga “4th Impakt Breast Cancer Conference”, botuar në Science Codex, propozon nevojën për një qasje të re ndaj kancerit të gjirit tek gratë e reja.

Autorët studiuan një shumëllojshmëri gjenesh në më shumë se 3 mijë e 500 gra me kancer në gji, për të parë se si sëmundja lidhet me moshën.

Shkencëtarët shqyrtuan:

– Madhësinë e tumorit në kohën e diagnostikimit

– Sa ishte përhapur kanceri në nyjet limfatike (dhe)

– Nënllojin molekular të kanceri të gjirit.

 

Rezultatet treguan se kanceri i gjirit në moshë të re duket se lidhet me procesin e moshimit biologjik të pacienteve.

Autorët arrijnë në përfundimin se kanceri i gjirit tek gratë e reja është sëmundje e veçantë biologjike që kërkon strategji të veçanta menaxhimi, në varësi të çdo pacienteje.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: