Astrit Lulushi’s Blog

Maj 8, 2012

Zinku dhe të ftohurit e zakonshëm


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Të rriturit preken nga të ftohuri e zakonhëm 3 deri 4 herë në vit – fëmijët deri në 10 herë.  Barnat që reklamohen kundër këtij lloj të ftohuri përmbajnë zink dhe kohët e fundit janë përhapur zëra se zinku shtesë  i marrë nga goja, mund të shkurtojë kohëzgjatjen e një të ftohuri. Por sa e vërtetë është kjo?

Një studim i ri në revistën e shoqatës kanadeze të mjekësisë (CMAJ) zbulon se në disa raste, dozat shtesë të zinkut vërtetë mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e një të ftohuri tek të rriturit deri në 2 ditë.

Sidoqoftë, fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk patën ndonjë përfitim nga marrja e zinkut shtesë.

Sipas studimit, rol luan edhe forma e zinkut; zinku kristalor (zinc acetate) doli se ishte më i efektshëm sesa zinku i ionizuar (gluconate zinc),

Rezultatet e studimit shoqërohen edhe me disa këshilla për të treguar kujdes.

Ndër efektet anësore të zinkut shtesë mund të jenë; shija e keqe, vjellje, dhimbje barku e diarre.

Edhe administrat e ushqimeve dhe barnave (FDA) paralajmëron kundër përdorimit spërkatjes së hundës me solucione që përmbajnë zink, sepse ato mund të shkaktojnë humbjen e përherëshme të aftësisë nuhatëse.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: