Astrit Lulushi’s Blog

14 Maj, 2012

Djegia nga dielli dhe kanceri i lëkurës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa stina e verës po afron, dy studime të njëherëshme bëjnë thirrje për kujdes ndaj qëndrimit nën diell.

Rreth 50 për qind e të rriturve nën moshën 30 vjeç pësuan një djegie nga rrezet e diellit verën e kaluar. Dhe ngjyra e trupit me reze artificiale është më e zakonëshme mes të rinjëve dhe më e shpeshtë mes femrave të moshës 18 – 25 vjeç.

Këto të dhëna vijnë nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) dhe Instituti kombëtar i kancerit (NCI). Shifrat përbëjnë kujtesë se kanceri i lëkurës është forma më e përhapur e kancerit në Shtetet e Bashkuara. Por edhe se ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve ultravjollcë me burim diellin apo shtretërit me rreze artificiale, është faktori më parandalues a më i shmangshmëm i rrezikut të kancerit të lëkurës.

Dy studimet tregojnë se rrezitja artificiale e trupit para moshës 35 vjeç, shton 75 për qind rrezikun e prekjes nga melanoma – kanceri më vdekjepërurës i lëkurës. Ekspertët rekomandojnë që gjatë qëndrimit nënrrezet ultravjollcë, natyrale ose artificiale, njeriu duhet të shmangë prekjen e drejtpërdrejtë të lëkurës nga këto rreze, duke e lyer trupin me solucione mbrojtëse, duke qëndruar nën hije ose me veshje të lehta. Sepse në këtë mënyrë, njerëzit mund të mbrojnë jo thjesht lëkurën, por edhe jetën e tyre.

2 Koment »

  1. Ja supozojm merren keto masa
    Po smundjet e lekures cacinima shfaqet dhe tek ata njerz qe nuk qendrojn ne diell
    Mendimet jane vetem supozime.
    Sepse lekura esht ne kontakt me diellin dhe evitim i kantaktit esht i pa mundshem
    Shkaku nuk dihet dhe nuk esht gjnedur.
    Cancer carcinoma shfaqet edhe ne vende ku nuk bie dilli vetem ne qofte se personat dalin nudo ne diell.
    Por ata qe nuk dalin ose nuk shkojn ne plazh per 30 vjete nga vjen kanceri?
    Bile ky lloje kanceri pervec se shfaqet ne buze,hund ne ball ay shfaqet dhe ne kurriz ku nuk bien rrezet e dieliit ne sqetull,vendet e mbyllura…..
    Pra diell ngelet fajtor pa faje.
    Dielli mund ta nxise zhvillojn.
    Po nuk u gjete shkaku nuk mund te gjnedet ase menyra biologjike apo kimike e luftimit.
    Prof Doktorve ,Dermatologve u ngelet detyr vetem te operojn.
    Mirpo pacientat jane ne sters e nen presionin e nje smundje tragjike e mjeksia akoma ska mundur te bejne gje.
    Ka pacient qe operohet 2 here ne vite dhe ben djegje me nitrogjen ne 10-15 vende
    ne vite
    Kjo esht torture e jashzekonshme.
    Deri kur munde te vazhdohet keshtu???
    Ndofta eshe fizika optike rezet mun te bejne parashikim dhe sapo te shfaqet te digjet.
    Por intitucionet kerkumore shkencore duhet bashkpunojn ne te gjitha fushat prova kimike e biologjike do te ishte me efikatse.

    Koment nga Fatbardh Doci Sc.Collaborator — 11 Tetor, 2012 @ 10:24 pm | Përgjigjuni

    • Ndoshta qendrimi i vazhdueshem por jo i tepruar ne diell mund te sherbeje si nje lloj vaksine, forcim imuniteti nga rrezet e demshme te diellit.
      Vetem mendim.
      a.

      Koment nga astritlulushi — 11 Tetor, 2012 @ 10:42 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: