Astrit Lulushi’s Blog

Maj 16, 2012

Alzheimeri – kërkohet një kurë


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

4 milionë e 500 mijë amerikanë kanë Alzheimer. Pas një brezi, ky numër pritet të trefishohet.

Tani, mjekët më të mirë të vendit kanë dalë me objektiv që brenda vitit 2025 t’a mposhtin këtë sëmundje. Ky lajm është shpresëdhënës – fundi i sëmundjes tani ka një afat dhe qeveria do të shpenzojë miliona dollarë për prova e kërkime sa më të gjëra në këtë drejtim.

Doktoresha Suzan Craft pranë shkollës së mjekësisë në universitetin e Washingtonit është angazhuar prej vitesh në punë kërkimore. Ajo thotë se provat klinike kanë treguar se kur pacientëve me Alzheimer iu dhanë doza të caktuara insuline nëpërmjet frymëmarrjes, gjendja e shumicës së tyre u përmirësua 50 për qind brenda një periudhe 4 mujore.

Ndërsa doktor Francis Collins, drejtor i institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), thotë se vetëm gjatë dy viteve të fundit shkencëtarët kanë mësuar rreth Alzheimerit më shumë sesa gjatë gjithë periudhës që prej zbulimit të sëmundjes rreth 100 vjet më parë, dhe se tani ka ardhur koha që këto dije të përdoren për mposhtjen e saj.

Për studimin e masave për ndaljen e Alzheimerit përpara se të fillojë, duhen fonde të shumta. Shkencëtarët tani kanë ndërmarrë një studim, i pari i këtij lloji në teren – ata po shqyrtojnë një fis prej 5 mijë banorësh në Amerikën jugore, në Kolumbi, pjestarët e të cilit kanë në organizëm një gjen të rrallë që i bën ata të preken nga Alzheimeri kur arrijnë moshen 40 vjeçare.

Gjatë studimeve, shkencëtarët do të provojnë ilaçe të reja që mund të parandalojnë krijimin e pllakëzave beta-amyloide, të cilat duke u akumuluar mes neuroneve pengojnë komunikimin në tru, duke shkaktuar Alzheimerin – sëmundje e cila fillon me humbje të kujtesës.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: