Astrit Lulushi’s Blog

16 Maj, 2012

Studim mbi sëmundjen e Parkinsonit

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 8:05 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm rreth sëmundjes Parkinson.

Shkencëtarët thonë se së shpejti do të jenë në gjendje të përcaktojnë shpejtësinë e përparimit të sëmundjes – hap që ata e shohin si të rëndësishëm për përmirësimin e trajtimit.

Sëmundja e Parkinsonit është çrregullim neurologjik që ka si veçori keqësimin gjithnjë e më të madh deri në shkatërrim të funksionit motorik të njeriut, – nga shpejtësia e keqësimit varet shumë edhe mënyra e trajtimit të pacientit.

Tani shkencëtarët thonë se një gjen që lidhet me Parkinsonin mund të zbulojë se cilët persona mund të preken nga sëmundja dhe sa shpejt.

Autorët e studimit në revistën “PLoS ONE”, thonë se tek pacientët me Parkinson që kishin dy variantet e gjenit në fjalë shpejtësia e dobësimit të sistemit motorik ishte më e madhe sesa tek pacientët me Parkinson që nuk kishin variantet e këtij gjeni.

Kjo do të thotë se tek pacientët me variantet e gjenit, mjekët mund të provojnë terapi të ndryshme për të parë që në fillim efektin e barnave, duke krijuar mundësi për të përmirësuar trajtimin e tyre.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: