Astrit Lulushi’s Blog

Maj 17, 2012

Autizmi – në kërkim të shenjës më të hershme


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nuk ka prind që të besojë se fëmija ka problem. Por kur vjen puna për autizëm, dallimi i sëmundjes që në fillim sjell ndryshim të madh.

Ekspertët thonë se sa më herët të dallohet ky çrregullim aq më i madh është edhe ndikimi i trajtimit të simptomave dhe problemeve të tjera zhvillimore të fëmijës. Pra, shikimi për shenja paralajmëruese të autizmit që kur fëmija është foshnje ka rëndësi jetike.

Një në çdo 88 fëmijë diagnostikohet me autizëm deri në moshën 8 vjeç. Deri tani mosha 1 vjeç deri 18 muajsh, kur fëmija fillon të flasë, sillet e komunikojë, është konsideruar si mosha më ideale për dallimin e shenjave të autizmit në fazat e hershme. Por një grup shkencëtarësh mendojnë se kanë zbuluar një shenjë edhe më të hershme të shfaqjes së autizmit – Ata thonë se mund t’a dallojnë autizmin që kur fëmija është 4 – 5 muajsh.

Mjekët e kanë ditur se varja i kokës së foshnjes mbrapa kur prindi e ndihmon t’a ngrejë nga qëndrimi shtrirë, mund të jetë një shenjë e vonesës në zhvillim. Por studimi i ri është i pari që e lidh këtë shenjë me autizmin. Dhe për arsye se ndërhyrja sa më e herëshme është faktor kyç, mjekët thonë se zbulimi mund të sjellë ndryshime të thella në trajtimin e autizmit. Duke njohur këtë shenjë, prindërit dhe mjekët tani nuk presin derisa fëmija të mbushë 1 vjeç a më shumë për të kuptuar se fëmija ka ndonjë shenjë autizmi.

Studimi u krye nga shkencëtarë të Institutit Kennedy-Krieger në Baltimor. Në shqyrtim u morrën foshnje 4 – 5 muajsh me rrezik më të lartë – ata që kishin një vëlla ose motër me autizëm. Rezultatet treguan se 75 për qind e foshnjeve, koka e të cilëve anonte mbrapa kur ngriheshin nga shtrirë në qëndrimin ulur, u diagnosatikuan me autizëm kur mbushën 2 vjeç. Dhe pa këtë shenjë të herëshme, prindërit kurrë nuk do të kishin dyshuar se fëmija e tyre ishte autistik. Për fëmijët, tek të cilët autizmi zbulohet që në foshnjëri, mjekët e prindërit mund të marrin masa për të ndihmuar që fëmija të zhvillohet më mirë e të zvogëlojë deri në eleminim pasojat e këtij çrregullimi – dhe kjo falë një prove fare të thjeshtë që sjell trajtimin e hershëm.

Advertisements

1 Koment »

  1. If some one desires to be updated with most up-to-date technologies afterward
    he must be go to see this web site and be up to date everyday.

    Koment nga John — Shkurt 12, 2013 @ 9:35 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: