Astrit Lulushi’s Blog

Maj 18, 2012

Antibiotiku i zakonshëm Zithromax mund të shtojë rrezikun për probleme në zemër


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri thotë se ky ilaç që trajton infeksionet e zakonshme mund të ketë efekte të rënda anësore.

Zithromax është antibiotik mjaft popullor – në vetëm pak ditë ai shëron bronkitin dhe infeksione të tjera bakteriale.

Por një studim i ri ka gjetur se Azithromycin i njohur edhe si Zithromax ose Z-Pak, mund të shtojë gjasat për vdekje të papritur tek personat me rrezik nga sëmundje të zemrës.

Studimi i kryer nga shkencëtarë pranë universitetit Vanderbilt – nga viti 1992 deri 2006 – morri në shqyrtim rreth 500 mijë pacientë në shtetin Tennessi.

Autorët vunë re se personat që merrnin Zithromax – të cilët ishin të prirur për probleme në zemër – kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasa të vdisnin nga shkaqe kardiovaskulare, në krahasim me pacientë njësoj të prirur për sëmundje në zemër, por që merrnin një tjetër antibiotik të quajtur Amoxicillin. Sipas statistikave, vitin e kaluar u lëshuan rreth 56 milionë receta për Zithromax – duke e bërë antibiotikun më shitur me gjithsej 464 milionë të ardhura.

Disa mjekë bëjnë thirrje për kujdes ndaj studimit të ri dhe thonë se pacientët nuk duhet t’i zërë paniku. Por të tjerë, si doktor Steven Nissen i Klinikës së Klevelandit i tha rrejtit televiziv ABC, se mjekët, dhe pacientët në veçanti – nëse vuajnë nga sëmundje të zemrës – duhet të tregohen të kujdesshëm lidhur me marrjen e antibiotikut Zithromax.

Azithromycin ose Zithromax prodhohet nga firma farmaceutike Pfizer. Në një deklaratë të saj, kjo kompani thotë se do t’a shqyrtojë studimin e ri dhe se siguria e pacientëve është përparësia e saj kryesore.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: