Astrit Lulushi’s Blog

18 Maj, 2012

Yndyrnat dhe truri

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 6:18 pm
Tags: , , , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se të ashtuquajturat “yndyrna të ngopura” janë të këqija për trupin. Por sipas të dhënave të reja, ato dobësojnë edhe mendjen.

Yndyrnat e ngopura ose të këqija gjenden në ushqime të tilla si mish i kuq, qumësht dhe gjalpë. Dihet se ato janë të dëmshme për zemrën.

Tani, një studim në Analet e Neurologjisë, zbulon se këto lloj yndyrnash ndikojnë negativisht edhe kujtesën.

Studimi, i kryer nga shkencëtarë në spitalin e Harvardit “Brigam and Women” në Boston, morri në shqyrtim rreth 6 mijë gra të moshës 65 vjeç e sipër.

Autorët e studimit vunë re se gratë që konsumonin ushqime me yndyrna të ngopura dolën keq në provimet e kujtesës dhe gjuhës. Ndërsa gratë që përdornin ushqime të pasura me yndyrna të mira ose jo të ngopura, si vaj ulliri, dolën mirë në provime të ngjashme.

Gjithashtu, shkencëtarët vunë re se sasia e yndyrnave nuk luajti ndonjë rol në rezultatet e provimeve, por ishte lloji i yndyrnave që afektoi këto rezultate.

Autorët e studimit thonë se zevendësimi i yndyrnave të këqia me ato të mira mund të arrihet thjesht me një ndryshim diete, që mund të parandalojë dobësimin e  kujtesës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: