Astrit Lulushi’s Blog

21 Maj, 2012

Tymi i duhanit dhe pasojat afatgjate tek fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët tani kanë vendosur lidhjen midis duhanit që pihet në prani të fëmijëve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes kur ata rriten.

Një studim i paraqitur pranë Shoqatës Amerikane të Kraharorit ( the Amerikan Thoracic Society), thotë se fëmijët nuk i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit, ndërsa rriten.

Autorët vëzhguan rreth 400 persona nga fëmijëria deri në moshën e herëshme madhore, dhe zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fëmijëri u shoqërua ndjeshëm me simptoma të vazhdueshme vështirësie në frymëmarrje, duke përfshirë:

-Bllokim hundësh

-Kollitjes

-Ftohje kronike

Autorët thonë se këto simptoma në moshë të herëshme madhore mund t’i bëjnë këta persona më të ndjeshëm ndaj problemeve në mushkëri dhe në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa moshohen.

Autorët e studimit thonë gjithashtu se rreziku më i madh i fëmijëve ndaj një ekspozimi të tillë vjen nga prindërit që pinë duhan.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: